Behrami kritikon Gjykatën Speciale: Përveç kriminalizimit të UÇK-së, synon zbehjen e krimeve të Serbisë

Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka shkruar një status, ku ka pasur kritika ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Sipas Behramit, Gjykata Speciale po synon të kriminalizojë UÇK-në, duke e paraqitur si ndërmarrje kriminale.

banner

Tutje, Behrami ka vlerësuar se Gjykata Speiciale po synon të zbehë përgjegjësinë e krimeve të Serbisë.

Postimi i plotë:

Serbia që dëshiron ringjalljen e Millosheviqit dhe spastrimin etnik të shqiptarëve ishte adresa e furnizimit të dezinformatave në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.

Gjykata Speciale ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të procesit të saj mbi materiale dhe narrativa që burojnë nga aparati shtetëror i Serbisë.

Në emër të kësaj narrative dhe këtij aparati, ditë më parë foli ministrja e Vuçiqit, Snezhana Paunoviq, e cila kërkoi spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Paradoksi është i madh.

Nga njëra anë, përfaqësues të shtetit serb vazhdojnë të relativizojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë pa u përballur me pasoja politike nga Perëndimi. I mohojnë masakrat, i mohojnë dhunimet, i mohojnë djegiet, shkatërrimet. E mohojnë Reçakun dhe 400 masakra të tjera në Kosovë!

Nga ana tjetër, i njëjti aparat shtetëror trajtohet si burim i besueshëm nga Gjykata Speciale për ndërtimin e një narrative që synon ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.

Pra, përveç kriminalizimit të UÇK-së, Gjykata po synon të zbehë përgjegjësinë e Serbisë për krimet e saj dhe t’ia transferojë barrën morale viktimës.

Nuk mund të ketë drejtësi mbi standarde të dyfishta dhe pajtim duke relativizuar krimet e Serbisë.

Dhe nuk mund të ketë besim në një proces gjyqësor që mbështetet në narrativën e një shteti, përfaqësuesit e të cilit edhe sot shprehin keqardhje që spastrimi etnik i shqiptarëve nuk u përfundua! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.