Binomi Vjosa e Lumiri në fushatë, ja si u pritën Osmani e Abdixhiku në Prishtinë, Vushtrri, Obiliq e Podujevë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar të enjten tubime elektorale në disa komuna të Kosovës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Tubimet nisën në Obiliq, ku Osmani falënderoi qytetarët për pritjen.

banner

“Faleminderit Obiliq për pritjen e jashtëzakonshme”, deklaroi ajo.

Më pas, Osmani vazhdoi aktivitetet në Vushtrri, ku foli për historinë dhe simbolikën e qytetit.

“Vushtrria mbetet simbol i qëndresës dhe i punës së ndershme”, u shpreh ajo.

Në mbrëmje, tubimi u mbajt në Podujevë, ku morën pjesë qytetarë të shumtë.

“Llapi i LDK-së, si gjithmonë i fjalës dhe i besës”, deklaroi Osmani.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën në Degën 3 të LDK-së në Prishtinë, ku Osmani dhe Abdixhiku u takuan me qytetarë dhe mbështetës të partisë.

LDK ka njoftuar se tubimi përmbyllës i fushatës do të mbahet sonte në ora 20:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.