
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin në Kuvend, për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve, shkruan KOHA.
Kurti para takimit ka thënë se pa arritur marrëveshje nuk ka lajme, ndërkohë që Abdixhiku ka thënë se do të deklarohet pas takimit. Sot në mesnatë është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Nga Kuvendi ende nuk ka ndonjë njoftim për vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, e cila u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.
“Kur të ka kemi marrëveshje politike, nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK nuk janë më lajm, janë përpjekje normale për t’i konstituuar sa më shpejt institucionet e legjislaturës së 11-të”, ka thënë Kurti para takimit.



