Bushati kritikon Zelenskyn: Mund të kishte vlerësuar më shumë Kosovën, e cila qëndroi fuqishëm krah Ukrainës

Ditmir Bushati, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, ka komentuar qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës të Volodymyr Zelenskyt, president i Ukrainës, i cili në Serbi deklaroi se nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën.

Bushati ka shkruar se Zelensky do të duhej të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën.

banner

‘’Vizita e Volodymyr Zelenskyy në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraian. Askush nuk priste ndonjë përparim të madh. Megjithatë, Volodymyr Zelenskyy mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët e 🇺🇦 në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukraina’’, ka shkruar Bushati në “X”.

Cfarë ndodhi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se qëndrimi i vendit për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë, pa dyshim, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk po ndryshon, madje as në OKB”, tha ai nga Serbia ku po qëndron për vizitë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj”, tha  ai pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.