Buzhala: Në Hagë po zbehet UÇK-ja, në Nish Kurti e mbronte me krenari

Analisti politik, Viktor Buzhala, ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë, duke theksuar se prej tre ditësh aty po tentohet të zbehet roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos në aspektin organizativ dhe të marrjes së përgjegjësive.

Ai ka kujtuar një rast nga viti 2000 në Gjykatën e Nishit, ku – sipas tij – ndodhte e kundërta. Në atë kohë, një i ri, ende pa i mbushur 25 vjet, në një shtet armiqësor, kishte deklaruar hapur para trupit gjykues:

banner

“Unë kam punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, z. Adem Demaçi. Angazhimi im ka qenë në përfaqësimin dhe avancimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni – 10, 20, 30 apo 50 vjet. Unë nuk e njoh këtë gjykatë.”

Sipas Buzhalës, ky kontrast mes qëndrimeve të asaj kohe dhe zhvillimeve aktuale në Hagë flet shumë për përpjekjet për të ndryshuar perceptimin mbi rolin e UÇK-së.

Postimi i tij i plotë:

Qe tri dite ne Hage po tentohet te zbehet UÇK’ja, sidomos ne aspektin organizativ dhe te marrjes se pergjegjesive.

Nderkohe, ne vitin 2000 ne Gjykaten e Nishit, ndodhte e kunderta. Aty, nje djalosh pak pa i mbushe 25 vjet, ne nje shtet armiqesor deklaronte:

Unë kam punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik (PPP) të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe Iuftës së saj çlirimtare.
Nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10, 20, 30 apo 50 vjet. Une nuk e njoh këtë gjykatë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.