
Thotë se partia synon figura të reja dhe se përfshirja e Limajt nuk është diskutuar.
Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka përjashtuar mundësinë që Fatmir Limaj të jetë pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Në një paraqitje në emisionin Frontal në T7, Çitaku ka deklaruar se PDK synon një listë sa më gjithëpërfshirëse, por me fokus të veçantë te figurat e reja politike.
“Skena politike në Kosovë ka nevojë për personalitete të reja. Shumë prej nesh kemi një jetë të tërë në politikë. Çështja e zotit Limaj nuk është diskutuar fare dhe nuk pres ndonjë epilog ndryshe nga zgjedhjet e fundit”, ka thënë ajo.



