
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar sot se do t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Kosova “nuk është pronë private e tij”.
Ajo i bëri këto komente gjatë fushatës elektorale në Podujevë, ku kritikoi veprimet e Qeverisë Kurti, duke përmendur edhe pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA.
Në fjalën e saj, Çitaku falënderoi qytetarët që, sipas saj, “nuk e braktisën asnjëherë projektin politik të Hashim Thaçit”.
”Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij. Për këtë vend është derdhur gjak shumë”, theksoi ajo, duke shtuar: ”Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”.



