
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjes verbale që pati në Kuvend me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Gjatë përplasjes në sallën e Kuvendit, Çitaku ka thënë se gjendja aktuale nuk është normale, ndërsa Haxhiu i është përgjigjur: “Për mua është”.

Pas kësaj, Çitaku ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se do ta ndalin, siç është shprehur ajo, “shkatërrimin e shtetit”.
“Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit. Situata nuk është normale. Republikë – Kushtetutë!
#HapeniKuvendin”, ka shkruar Çitaku, ku e ka shpërndarë videon e përplasjës.
Reagimi i saj vjen në kohën e përplasjeve të vazhdueshme politike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.



