“Danas”-i ia bën bajat Vuçiqit: Paralajmëroi çnjohje, Kosova po udhëheq dy me zero

Danas”-i, gazeta e njohur serbe, që është kundërshtare e regjimit të tanishëm në Serbi, ka shkruar në lidhje me njohjet e fundit të Republikës së Kosovvës.

Në një shkrim të gjatë, Danas-i ka rikthyer në vëmendje paraljmërimet e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës nga dy vende të mëdha.

Tutje, “Danasi”-i ka shkruar se që nga atëherë, Kosova ka arritur t’i sigurojë njohje të reja, përfshirë njohjet nga Siria e Sudani.

“Që atëherë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Kenia , në mars, dhe Siria, disa ditë më parë, e njohën shtetësinë e Kosovës” – ka shkruar “Danas”-i, transmeton Gazeta Politika.

“Vuçiç tani po e drejton gishtin nga Turqia për njohjen nga Siria dhe po paralajmëron surpriza në dhjetë ditët e ardhshme, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, nuk u lajmërua edhe pse ndodhej në Riad pikërisht në kohën kur Presidenti i Sirisë dhe Osmani po negocionin njohjen me ndërmjetësimin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman Al Saud” – vazhdon shkrimi i gazetës “Danas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button