Dejona Mihali: Hajrulla Çeku dallon nga kundërkandidatët, nuk frikësohet as nga Lushtaku

Koordinatorja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shprehur mbështetje për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mihali ka thënë se Çeku është i pakrahasueshëm me kundërkandidatët e tij, duke e përshkruar si person që punon pa hile, i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe i vendosur për realizimin e projekteve në kryeqytet.

Ajo ka shtuar se Çeku nuk frikësohet nga rivalët politikë, duke përmendur edhe emrin e Sami Lushtakut, për të cilin ka pretenduar se ka ndikim mbi kandidatin e PDK-së, Uran Ismaili.

Hajrulla Çeku është i pakrahasueshëm me kundërkandidatët.
Sepse punon pa hile,
i shërben qytetarëve jo interesave,
është i ndershëm dhe këmbëngulës për projektet që i bëjnë punë Kryeqytetit,
edhe mbi të gjitha nuk tutet as nga Sami Lushtaku kandidati i vërtetë i PDK-së e as nga të tjerë që janë bërë gati për të kafshuar pronat e Prishtinës
”, ka shkruar Mihali.

Back to top button