
Koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali, kritikon mosveprimin e PDK-së dhe AAK-së ndaj Listës Serbe në Kuvend.
Koordinatorja e komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i quajtur “tradhtarë të vetes së tyre”.
Në një postim në rrjetet sociale, Mihali ka shkruar se gjatë gjithë ditës këto parti flasin për UÇK-në, Hagën dhe komandantët, por nuk kanë vepruar në Kuvend kundër Listës Serbe.
“Gjithë ditën gojën plot UÇK, Haga, komandatë, por aty ku dëshmohet kjo pra në Kuvend, nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe, as PDK as AAK. Këta jeni ju. Tradhtarë të vetes tuaj,” ka shkruar Mihali.
Kritika e saj vjen në një kontekst të tensionuar politik dhe diskutimeve për përfaqësimin e Listës Serbe në institucione.



