Deliu: Dje u rikonfirmua pafuqia politike e Kurtit dhe VV-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas votimit të djeshëm në Kuvend, ku dështoi formimi i Qeverisë Kurti 3.

Duke folur në Klan Kosova, ajo e ka cilësuar rezultatin si dëshmi të mungesës së fuqisë politike të kryeministrit në detyrë dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, votat e grumbulluara treguan qartë se shumica parlamentare nuk është në anën e Albin Kurtit, mandatar për formimin e qeverisë, dhe VV-së.

“Ishin vetëm 56 vota pro përpjekjes për ta bërë Qeverinë Kurti 3, ata numra e rikonfirmuan edhe dje pafuqinë politike të z.Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i jep fund kësaj sage të gjatë të zhvillimeve brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button