
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar pas vërshimeve të mëdha në disa pjesë të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kërkuar që të ndahen fonde emergjente pa vonesë.
“Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Kosovën. Shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë. Kjo gjendje nuk pret. Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026. Institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë. Përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.



