
Ditmir Bushati, intelektual dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, është përfshirë në një polemikë me Carl Bildtin, ish-politikan dhe ish-kryeministër i Suedisë.
Bushatii ka reaguar Bildtin rreth një shkrimi, ku Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, akuzohej si bllokues i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përgjigja e Bushatit ka qenë e thjeshtë, por e strukturuar në mënyrë finoke, duke rrëzuar të gjitha argumentet e Bildtin.
“Jo, Carl Bildt, është fakt i njohur publik Presidenti i Serbisë refuzoi të nënshkruante marrëveshjen dhe aneksin. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës varet kryesisht nga pranimi i realitetin nga Serbia me fqinjët e tij, zgjedhja e rrugës evropiane dhe demokratike në vend se të veprojë si faktor destabilizues në rajon” – ia ktheu Bushati.




