
Më 1999, atëbotë presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, kishte realizuar një telefonatë me Hashim Thaçin, atëbotë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme dhe drejtor i Drejtorisë Politike të Kosovës.
Në bisedën telefonike, Clinton e uronte Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes për demilitarizim të UÇK-së, shkruan Gazeta Politika.

Tutje, në telefonatën e 25 qershorit të vitit 1999, Thaçi garantonte Clintonin se në Kosovën e lirë do të respektoheshin të drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve.
“Mezi pres t’ju takoj dhe e admiroj udhëheqjen tuaj” – i thoshte Clintoni, Thaçit.



