E dhimbshme! Motër e vëlla, që u vranë të premten, varrosen sot në Pozheran të Vitisë

Sot varrosen Egzon dhe Nafije Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë në Livoç të Gjilanit dy ditë më parë.

Varrimi bëhet nga ora 15:40.

Dy ditë më parë, bashkëshorti i Nafije Bugujevcit dyshohet se qëlloi me armë zjarri bashkëshorten, vëllain e bashkëshortes dhe djalin e axhës së bashkëshortit, i cili mbeti i plagosur.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR:

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla:

EGZON BUGUJEVECI
NAFIJE BUGUJEVECI

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

Në këto momente të rënda pikëllimi, ndajmë dhimbjen me familjen Bugujevci dhe të gjithë të afërmit.

Zoti i shpërbleftë me Xhenet dhe familjes u dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Të pikëlluar: Familja Bugujevci.

U prehshin në paqen dhe mëshirën e Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.