E kundërshtoi protestën, Arlind Qori kritikon ashpër Ali Ahmetit: Qëndrime të padenja!

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, ka reaguar pas një qëndrimi të Ali Ahmeti, kryetar i BDI, i cili e kundërshtoi protestën në Tiranë.

Qori i ka cilësuar si të padenja këto qendrime.

banner

Postimi i plotë:

Në Shqipëri po ndodh një revolucion demokratik e paqësor. Triumfi i tij do ta modernizojë dhe fuqizojë Shqipërinë si shtet. Ky është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, çka vërehet në entuziazmin mbarëkombëtar që është përftuar nga protestat e javëve të fundit.

Është për të ardhur keq që në këtë atmosferë optimizmi për Shqipërinë e Re mbërrijnë qëndrime të padenja si i Ali Ahmetit. Shqipëri do të ketë, shumë më të mirë madje, edhe pas Edi Ramës. Kush nuk ka vetëdijen politike t’i bëjë nder vetes, të paktën duhet të ketë maturinë për të mos u turpëruar.

Çka tha Ali Ahmeti?

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. Asnjë investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri”, deklaroi Ahmeti, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.