
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” u konsiderua si “një ide e tmerrshme” vetëm për një arsye – se ajo u mbështet nga ai dhe presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, tha Rama për Euronews Serbia, shkruan Euronews Albania.

Duke komentuar bashkëpunimin e tij me presidentin serb, Rama tha se Vuçiç “është gjithmonë një partner i vështirë”.
Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu transformimin e Malit të Zi.
“Merita është e denjMali i Zi ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si është transformuar, nga një anije e lidhur me kontrabandën në një nëndetëse të verdhë që të gjithë e pëlqejnë. Ua heq kapelen; e respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por vetëm kjo nuk mjafton”, tha Rama në intervistën, e cila do të transmetohet e plotë nesër.



