Edi Rama ftohet nga Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Kryeministri e konsideron këtë një nder të madh dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka marrë një ftesë personale nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë ndërkombëtare e ideuar nga Trump, e cila ka për qëllim të ndihmojë arritjen e paqes në Gaza.

banner

Rama e ka cilësuar këtë si një nder të jashtëzakonshëm për vendin dhe një njohje të punës së bërë gjatë këtyre viteve.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, një organizatë ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu një majë ndërkombëtare që deri pak vite më parë ishte e paimagjinueshme. Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë duke e kthyer vendin në një Shqipëri të dinjitetshme dhe të respektuar botërisht, dhe për marrëdhënien tonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Rama në rrjetet sociale.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.