
Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur sot se seanca konstituive e Kuvendit nuk konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri. Ajo ka thënë se vendi po mbetet peng i shkelësve të Kushtetutës.
“Kosova s’po mundet me marre fryme prej shkeleseve te kushtetutes – nje kryeminister ilegal, nje kryetar i kuvendit te pakonstituar dhe nje presidente ndonese prof. e drejtesise hamendesohet per vendimet e Gjykates kushtetutese”, ka shkruar Tahiri në Facebook.



