
Ish-partnerja e reperit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e saj për humbjen e parakohshme të Eldion Kelmendit.
Pas tragjedisë që ka goditur familjen e reperit Gjesti, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar edhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tako shprehu dhimbjen e saj të thellë dhe ngushëllimet për familjen Kelmendi:
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”



