
Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka folur në lidhje me FSK-në.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Maqedonci ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për të dërguar edhe një kontigjent tjetër në Gaza.

“Gjatë këtij muaji kemi dërguar katër pjesëtarë shtesë, të cilët janë duke punuar në shtab gjithashtu, që punojnë në analiza edhe në aspektin e punëve me civilët. Gjithashtu do të dërgojmë edhe pjesën tjetër të kontingjentit pas koordinimit që do ta kemi me komandën e forcës ndërkombëtare stabilizuese. Pra, jemi në kohë, i kemi përgatitur, i kemi marrë masat përgatitore për të gjithë kontingjentin, pra nëse na kërkohet sot që të dërgojmë, ne nesër e kemi të mundshme që të dërgojmë pjesën tjetër të kontingjentit në Gaza”, tha Maqedonci për EO, ndër të tjera.



