Albian Krasniqi për “Pakon Anti-Inflacion”: Kjo pako do ta prodhojë inflacionin nga brenda

Ekonomisti Albian Krasniqi ka kritikuar pakon e fundit të Qeverisë për përballje me inflacionin, duke thënë se ajo do të ndikojë në rritjen e çmimeve në vend.

“Ekziston një ligj i pakontestuar në ekonomi: kur fut para në xhepat e të gjithëve përnjëherë, çmimet nuk ulen por ngrihen”, deklaroi Krasniqi.

banner

Ai krahasoi masat e Kosovës me ato të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian gjatë krizës energjetike.

Sipas tij:

  • Shqipëria uli akcizën për derivatet me 20%,
  • Mali i Zi me 50%,
  • Maqedonia e Veriut uli TVSH-në nga 18% në 10%,
  • ndërsa shumica e vendeve të BE-së ulën TVSH-në dhe akcizat që në muajin e parë të krizës.

Krasniqi tha se Kosova reagoi e fundit dhe, sipas tij, pa ndihmuar sektorin privat.

“Firmat e Kosovës janë bërë më pak konkurruese, pasi janë të vetmet në Evropë që nuk kanë parë ndonjë lehtësim si pasojë e krizës së energjisë”, u shpreh ai.

Në fund, ai tha se problemi kryesor nuk është fakti që pakoja u prezantua para zgjedhjeve, por mënyra se si është konceptuar.

“Problemi kryesor nuk është se u propozua para zgjedhjeve, por që pako e keqe”, deklaroi Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

PAKO “ANTI-INFLACION” DO TA PRODHOJË INFLACIONIN NGA BRENDA

Ekziston një ligj i pakontestuar në ekonomi: kur fut para në xhepat e të gjithëve përnjëherë, çmimet nuk ulen por ngrihen.
Fillimisht, si u përgjigjën vendet e rajonit ndaj krizës së energjisë qysh në fillim të marsit:

Shqipëria: uljen e akcizës për derivatet me 20%.

Bosnja dhe Hercegovina: uljen e akcizës në nivele të ndryshme, sipas entiteteve.

Mali i Zi: uljen e akcizës për derivatet me 50%.

Maqedonia e Veriut: uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, e ndjekur nga një ulje e dytë e akcizës në prill.

Bashkimi Evropian: shumica e shteteve anëtare ulën TVSH-në dhe akcizat për derivatet brenda muajit të parë, pra qysh në mars.

Kosova u përgjigj e fundit. Dhe përgjigjja e injoron komplet sektorin privat. Firmat e Kosovës janë bërë më pak konkurruese, pasi janë të vetmet në Evropë që nuk kanë parë ndonjë lehtësim si pasojë e krizës së energjisë.

Problemi kryesor nuk është se u propozua para zgjedhjeve, por që pako e keqe.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.