
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër gjuhën politike të pushtetit, duke e krahasuar atë me mënyrën e etiketimit të kundërshtarëve gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri.
“Ky është veç fillimi i pushtetit të marksizëm-leninizmit!”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka thënë se në kohën e Enver Hoxhës, kundërshtarët politikë etiketoheshin si “tradhtarë”, “armiq të popullit” dhe “armiq të shtetit”.
“Kush ishte kundër diktatorit Enver Hoxha, etiketohej ‘tradhtar’, ‘armik i popullit’ dhe ‘armik i shtetit’”, ka shkruar ai.
Sipas Rrahmanit, një logjikë e ngjashme po përdoret sot në diskursin politik ndaj kundërshtarëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Sot, në propagandën e pushtetit, kush është kundër Albin Kurtit tentohet të etiketohet ‘tradhtar’, ‘me Serbinë’, ‘kundër shtetit’ apo pjesë e ‘regjimit të vjetër’”, ka shkruar Rrahmani.
Ai e ka paraqitur këtë si një tendencë shqetësuese të polarizimit politik dhe të delegjitimimit të kundërshtarëve përmes etiketimit.



