Emilia Rexhepi: Çështja e presidentit sfidë, nuk mbështesim një kandidat kontravers që cenon multietnicitetin

Emilia Rexhepi, deputete e zgjedhur nga  nga Partia e Re Demokratike, ka folur në lidhje me situatën politike.

Në një prononcim në Klan Kosova, Rexhepi ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit mbetet sfidë.

banner

‘’Që nga viti 2009, renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë. Fillimisht votohet kryetari i Kuvendit, më pas nënkryetarët, në mënyrë që Kuvendi të jetë plotësisht i konstituuar. Pas kësaj krijohet Qeveria dhe në fund votohet Presidenti i shtetit. Ne si përfaqësues të komuniteteve joshumicë duam të jemi konstruktivë. Pa marrë parasysh se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, nëse krijohen kushtet për formimin e institucioneve, unë do ta jap votën time që Kosova të mos stagojë edhe pse qytetarët presin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale.’’, ka thënë ajo në KlanKosova.

‘’Çështja më sfiduese mbetet zgjedhja e Presidentit, pasi për nisjen e procesit nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë. Është detyrë e të gjithë neve që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin, ta formojmë Qeverinë dhe më pas ta zgjedhim Presidentin” – theksoi Rexhepi.

E pyetur se kë do ta mbështesin si komunitet për president, ajo tha se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë figurë që bashkon qytetarët.

‘’Është e rëndësishme që president të jetë i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet të jetë një figurë që përfaqëson ndershmërinë, integritetin, kulturën dhe profesionalizmin, një person me të cilin të gjithë qytetarët mund të identifikohen. Dhe mendoj se në Kosovë ka persona të tillë.  Nuk do ta mbështesim një kandidat kontrovers që cenon karakterin multietnik të Kosovës. Fillimisht duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, e më pas do të vijë në rend dite zgjedhja e Presidentit” – shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.