Endrit Thaçi me mesazh emocional për babain: Ka ditë që kalojnë ngadalë, por çdo ditë po na afron më pranë kthimit tuaj

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një mesazh emocional për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke shprehur shpresën për rikthimin e tyre në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se çdo ditë po i afron më pranë kthimit të tyre.

banner

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por tani, çdo ditë po na afron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Mesazhi i tij vjen në kohën kur në Kosovë po shtohen deklaratat dhe pritjet lidhur me përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.