
Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur i LDK, ka shkruar një status, ku ka lavdëruar partinë e tij.
Ai ka vlerësuar se LDK është gurthemeli i lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë:
Lehtë është me e sulmu LDK-në. Lehtë është me e kritiku. Madje, është e shëndetshme. Çdo parti politike duhet të kritikohet dhe prej saj duhet të kërkohet gjithmonë më shumë.
Por çdo njeri i logjikshëm e di se LDK nuk është vetëm një parti politike. LDK është gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Është lëvizja që ndërtoi rrugën drejt shtetit që kemi sot. Pikërisht të atij shteti ku secili prej nesh ka të drejtë të flasë lirshëm, të kritikojë dhe të mendojë ndryshe.
Dhe LDK do të vazhdojë të jetë e tillë: demokratike, institucionale dhe e hapur për mendim ndryshe. Kjo është forca e saj. Jo rezultati i një palë zgjedhjeve. Jo një përqindje votash. Sepse partitë e mëdha nuk maten me një mandat. Maten me kontributin që japin për shtetin.
Besomni një gjë. LDK, pavarësisht se çfarë ndodh apo çfarë thuhet, është dhe do të mbetet. Sepse është në duar të sigurta. Sepse në çdo qytet të Kosovës ka djem e vajza që punojnë çdo ditë, larg kamerave, larg studiove televizive dhe larg zhurmës së rrjeteve sociale.
Gjilan
- Gentrit Murseli
- Gresa Avdiu
- Shkodran Shkodra
- Gazmend Rashiti
- Rilind Hajdari
- Andi Muji
Prishtinë
- Egzon Pacolli
- Erzen Hyseni
- Dardan Brahimi
- Arlind Humolli
Gjakovë
- Jon Bytyqi
- Erion Kameri
- Besarta Lekaj
Istog
- Berat Gjoci
- Agon Dreshaj
- Elmedina Shoshi
Deçan
- Vatan Istrefaj
- Ndriçim Çekaj
Vushtrri
- Lirie Beqiri
- Doruntina Pllana
Mitrovicë
- Oltion Ahmeti
- Shpat Neziri
Shtime
- Astrit Rexhaj
Lipjan
- Armend Grajqevci
- Rinor Murati
- Anila Deliu
Klinë
- Dardan Gashi
- Rilind Gashi
Pejë
- Dielleza Berisha
- Agonis Thaçi
Novobërdë
- Shqipe Mustafa
Fushë Kosovë
- Vesa Piskala
Podujevë
- Lorik Rashiti
Hani i Elezit
- Visar Hasallari
Kaçanik
- Ardita Rrahmani
Ferizaj
- Denisa Cakolli
Obiliq
- Festina Preniqi
Ndoshta shumicën prej tyre nuk i keni parë në televizione. Ndoshta nuk i njihni ende. Por pikërisht ata janë arsyeja pse unë besoj te LDK. Janë njerëz të ndershëm, të arsimuar, punëtorë dhe me vullnet për t’i shërbyer vendit.
Ata janë e ardhmja e LDK-së.
Dhe kur një parti ka njerëz të tillë në çdo cep të Kosovës, ajo nuk zhduket. Ajo ripërtërihet. Forcohet. Ecën përpara.
Prandaj jam i bindur se LDK do të jetë. Jo vetëm nesër, por për shumë breza që do të vijnë. Sepse Kosova ka ende nevojë për LDK-në.



