Vjosa Osmani: Fahrije Hoti i bashkohet rrugëtimit tonë politik, një heroinë e vërtetë – deputete pas 7 qershorit

Thotë se Hoti i bashkohet rrugëtimit politik për një Kosovë me integritet dhe drejtësi.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar Fahrije Hoti si pjesë të rrugëtimit të saj politik, duke paralajmëruar se ajo synon të bëhet deputete pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

banner

Osmani e ka cilësuar Hotin si “një heroinë të gjallë”, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e saj për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën.

“E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër… pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se Hoti i bashkohet këtij angazhimi politik me bindjen për një Kosovë ku, sipas saj, triumfojnë dashuria, integriteti dhe e vërteta përballë manipulimit dhe propagandës.

Në mesazhin e saj, Osmani ka përmendur edhe përfaqësimin ndërkombëtar, duke theksuar përballjen me Aleksandar Vučić në forume të ndryshme, si pjesë e angazhimit për të përfaqësuar zërin e Kosovës.

Në fund, ajo i ka uruar suksese Hotit, duke shprehur besimin për rrugëtimin e përbashkët politik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.