Faton Peci e krahason Albin Kurtin me Ismail Qemalin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, vlerëson se kryeministri Kurti ka arritur të rikthejë sovranitetin në veri të Kosovës dhe e krahason me themeluesin e shtetit shqiptar.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka folur për angazhimin e tij politik dhe për rolin e kryeministrit Albin Kurti në proceset shtetërore, gjatë një interviste në emisionin “Këndi i Debatit” në Teve1.

Peci e ka krahasuar Kurtin me Ismail Qemalin, duke e cilësuar si liderin që ka rikthyer një pjesë të territorit të vendit nën kontrollin e institucioneve të Kosovës.

Mund të them se prej qeverisjes së parë shqiptare të Ismail Qemajlit, Albin Kurti është i vetmi lider në historinë e shqiptarëve që ka arritur të rikthejë 17% të territorit të Republikës së Kosovës me një hero,” tha Peci.

Ai shtoi se kryeministri Kurti është i përkushtuar që të investojë në zhvillimin e Mitrovicës, sidomos në pjesën veriore të saj, përmes projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore.

Kryeministri është i gatshëm që edhe borxhin publik të Republikës së Kosovës ta rrisë për 16%, vetëm e vetëm që të futemi në projekte madhore dhe zhvillimore në Mitrovicë,” theksoi ai.

Peci është një nga kandidatët që garon në zgjedhjet lokale për komunën e Mitrovicës nën flamurin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Back to top button