
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka shkruar për një opinion, që u botua në KOHA, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë zgjedhjen e presidentes.
Surroi, që është pronare e Grupit KOHA, ka pasur kritika të ashpra rreth klasës politike.
Sipas Surroit, askush nuk i beson askujt.
“Ajo që u vërtetua, sërish dhe kushedi për të satën herë, është se askush askujt nuk i beson; se gjithmonë dikush dikujt do që t’ia luajë lojën, dhe që asnjëri, ama bash hiç, nuk çan kokë për popullin e mjerë, që në sytë e tyre nuk është asgjë më shumë sesa një makinë votimi” – ka theksuar Surroi, opinionin e sëcilës mund ta lexoni këtu.



