
15 anëtarë të ekuipazhit të huaj u dorëzuan autoriteteve gjyqësore pas sekuestrimit të dy mjeteve detare që transportonin karburant të kontrabanduar.
Forcat Detare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC Navy) kanë sekuestruar dy anije pranë Ishullit Farsi në Gjirin Përsik, të cilat transportonin mbi një milion litra karburant të kontrabanduar, raportojnë mediat iraniane dhe agjencia ISNA, percjell The Jerusalem Post.
Sipas deklaratës së IRGC-së, 15 anëtarë të ekuipazhit të huaj janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore për hetime të mëtejshme.



