
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së për votimin e qeverisë së re mbetet i pandryshuar.
Ai tha se nuk është i sigurt nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat e nevojshme për të kaluar qeverinë në seancën e sotme në Kuvend.
“Pas seancës mund të diskutojmë për çdo veprim individual. Votimi i qeverisë pa një marrëveshje politike, e sidomos pas 8 muajsh tension të panevojshëm, është një hap shumë delikat. Është shumë e vështirë ta bëjë dikush nga LDK-ja, por nuk e di,” ka thënë Gashi, raporton Gazeta Politika.
Ai shtoi se shqetësimi i tij kryesor është rreziku që vendi të futet në një krizë buxhetore, nëse qeveria nuk arrin të votohet.



