
Faton Peci, bashkëkryetar i GUXO-s, ka dhënë një prononcim të shkurtër pas përfundimit të takimit të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.
Peci ka deklaruar se GUXO-ja ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.
“Data optimale mes datës 12 dhjetor dhe 28 dhjetor, më e favorshmja, më e përshtatshmja për qytetarin, për mërgatën, për institucionet për menaxhim më të mirë është data 28 dhjetor” – tha ai.




