Hajrulla Çeku voton në Prishtinë: Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të përcaktojnë drejtimin e kryeqytetit për katër vitet e ardhshme.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar sot në kryeqytet, duke ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, pas një fushate të qetë dhe konstruktive, që realisht u përmbyll me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën tonë demokratike, që duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët pa dallim. Sot përcaktojmë katër vitet e ardhshme dhe drejtimin e qytetit,” tha Çeku pas votimit.

I pyetur nga gazetarët për vonesën në ardhje, Çeku reagoi shkurt duke thënë se “sot qasja duhet të jetë më korrekte”.

Kandidati i Vetëvendosjes tha se pret një proces të qetë dhe demokratik në gjithë komunën e Prishtinës.

Back to top button