
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër ndaj çdo tentativë për të vendosur PDK-në dhe trashëgiminë e saj në të njëjtin rresht me Lëvizjen Vetëvendosje apo Listën Serbe.
“Është krejt absurde të tentohet të vendoset PDK-ja dhe trashëgimia e saj në të njëjtin rresht jo me Listën Serbe, por as me VV-në. Historia politike e Kosovës është e shkruar me fakte, jo me fantazi”, tha Haliti.
Ai shtoi se, “dhe nëse hapen biografitë, disa nga VV-ja do të përballen me të vërteta të pakëndshme. Kosova është e vogël në territor, por e madhe në kujtesë. Dhe kjo kujtesë nuk lejon barazime të rreme.”
Sipas Halitit, çdo përpjekje për të barazuar ndikimin politik të PDK-së me partitë tjera është e gabuar dhe e papranueshme, duke theksuar se kujtesa historike duhet të jetë udhërrëfyes për qytetarët dhe vendimmarrësit politikë.




