Haliti: Turri linçues ndaj Gjykatës Kushtetuese është i padrejtë, mosrespektimi i vendimit do të ketë pasoja të rënda

Ish-deputeti i PDK-së nxit respekt për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëron pasojat e moszbatimit për institucionet dhe raportet ndërkombëtare.

Prishtinë – Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në një prononcim për Gazeta Blic, duke e cilësuar si “turri linçues” ndaj institucionit më të lartë juridik në Kosovë.

banner

“Pa pretenduar që jam konstitucionalist apo i anuar politikisht, dua të them diçka që ndoshta nuk do t’u pëlqejë të gjithëve. Turri linçues ndaj Gjykatës Kushtetuese është i padrejtë. Gjykata nuk ka marrë vendim për t’i bërë qejfin ndonjë politikani, por për të zbatuar Kushtetutën që garanton të drejtat e të gjithëve në Kosovë,” ka deklaruar Haliti.

Ai ka përmendur dy opsione që i qëndrojnë Kosovës përpara: ose të themelohet Kuvendi dhe Qeveria në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ose, nëse partitë nuk arrijnë të krijojnë qeverinë, të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Haliti ka bërë thirrje që Parlamenti të zbatojë vendimin, të përmbyllë konstituimin dhe të kalojë në formimin e qeverisë. Ai paralajmëroi: “Mosrespektimi i këtij vendimi do të ketë pasoja të rënda, jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në raportet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.