Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht. Ajo tha se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë seancën konstituive.

Ajo ka deklaruar se seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit.

banner

“Pra duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme… qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime sjell te një marrëveshje”, tha ajo.

Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që të ketë përpjekje maksimale për zgjidhje.

“Kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për këtë qëllim, por LDK i ka pezulluar negociatat, ndërsa PDK ka pasur qëndrimin e vet dhe AAK-ja nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nuk mund të ketë, si me thënë, detyrime për t’iu përgjigjur këtyre takimeve, por është shumë e rëndësishme që për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për vetë shtetin tonë, që të ketë përpjekje maksimale që ta gjejmë një zgjidhje. Tash, afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ju faleminderit dhe shihemi në konferenca të tjera”, tha Haxhiu./ EkonomiaOnline

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.