
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që është mbajtur në Sofje ka kërkuar avancim të mëtejshëm të procesit të integrimit, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës thuhet se Haxhiu ka theksuar se kjo se procesi duhet të jetë meritokratik dhe i bazuar në standarde, shkruan KOHA.
Ajo thuhet se ka riafirmuar orientimin e plotë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme, siç thuhet, duke theksuar progresin konkret të Kosovës në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.



