Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin e shtatë prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Haxhiu tha se vendimi vjen pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe se me këtë akt përmbyllet një proces që kishte mbetur i pazgjidhur prej vitesh.

banner

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, shteti i Kosovës funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit, duke theksuar se askush nuk mund të bllokojë funksionimin e institucioneve apo të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj”, ka deklaruar Haxhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.