
Albulena Haxhiu, u.d.e detyrës së Presidentit, ka deklaruar se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Haxhiut, seanca do të mbahet në javën e parë të gushtit.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, ka thënë Haxhiu për UlpianaPress.



