
Lutfi Haziri, nënkryetar dhe deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me mundësinë që Glauk Konjufca, i mandatuar për kryeministër, të bëjë qeverinë.
Haziri nuk beson që Konjufca do të arrijë ta bëjë qeverinë.
Sipas Hazirit, Kosova ka hyrë në një krizë të gjatë, shkruan Gazeta Politika.
“Kosova ka hy në një krizë të gjatë dhe Kosova nuk ka më as Kuvend e as Qeveri. Rasti i konstituimit të Kuvendit është në Gjykatë Kushtetuese e jemi në proces të hapur për zgjedhje të përgjithshme. Mandatari i parë, kryeministri në detyrë, nuk arriti me formu Qeveri. Pak e besueshme që zëvendësi i tij mundet si mandatar me ndërtu një Qeveri me formulën e njëjtë, me emrat e njëjtë, me një ndërrim të vetëm, pa bashkëpunim me parti politike, me deputetët e njëjtë”- tha Haziri për “Kallxo.com”



