Hysamedin Feraj: A ka drenicak që për hir të Sami Lushtakut kërkon shkëputjen e Drenicës nga Kosova?

Profesori Hysamedin Feraj ka reaguar pas zhvillimeve në Skenderaj dhe debatit rreth Sami Lushtakut, duke folur për respektimin e ligjit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Feraj tha se kundërshtimi i ligjit të Republikës mbi baza territoriale dallon nga kundërshtimet politike qytetare.

banner

“Kundërshtimi i ligjit të Republikës unike mbi bazë krahinore, territoriale, dallon esencialisht nga kundërshtimi i ligjit mbi bazë qytetare”, shkroi ai.

Sipas tij, kushdo që cenon integritetin territorial të Kosovës është kundër vlerave të UÇK-së.

“Kundër UÇK-së është kushdo, përfshirë Sami Lushtakun, që cënon integritetin territorial të Republikës”, deklaroi Feraj.

Ai shtoi se nëse dikush e konsideron veten sovran mbi ligjin brenda një zone të caktuar, atëherë krijon “njësi sovrane përballë Kosovës”.

Në fund, Feraj ngriti pyetjen: “A ka drenicak që për hir të Sami Lushtakut kërkon shkëputjen e Drenicës nga Kosova?”.

Postimi i tij i plotë:

Kundërshtimi i ligjit të Republikës unike mbi bazë krahinore, territoriale, dallon esencailisht nga kundërshtimi i ligjit mbi bazë qytetare.
Kundër UÇK-së është kushdo, përfshirë Sami Lushtakun, që cënon integritetin territorial të Republikës! Nëse Lushtaku po synon ndarjen e Drenicës nga Republika e Kosovës, nëse brenda Drenicës e njeh veten si sovran që bën ligjin, krijon kështu një njësi sovrane përballë Kosovës.
A ka drenicak që për hir të Sami Lushtakut kërkon shkëputjen e Drencës nga Kosova?

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.