Hysamedin Feraj: Lëvizja e Sami Lushtakut po synon ndarjen e Drenicës nga Kosova

Profesori Hysamedin Feraj ka vazhduar reagimet e tij lidhur me zhvillimet në Skenderaj, duke bërë krahasime historike dhe akuza të ashpra ndaj Sami Lushtakut.

“Lëvizja jonë separatiste ka qenë për ndarjen nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë”, shkroi Feraj.

banner

Ai pretendoi se veprimet e Lushtakut dhe mbështetësve të tij përbëjnë një qasje separatiste ndaj Kosovës.

“Lëvizja separatiste e Sami Lushtakut dhe skllevërve të tij është për ndarjen e Drenicës nga Kosova”, deklaroi ai.

Feraj e krahasoi këtë me precedentë historikë, duke përmendur Republikën e Mirditës të vitit 1921.

“Precedent i tillë ka qenë vetëm Republika separatiste e Mirëditës”, tha Feraj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.