Ilir Ferati: LDK-së nuk i duhen analizat e VV-së e këshillat e PDK-së, synimi i tyre është ta dobësojnë partinë

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka reaguar mes zhvillimeve të fundit politike dhe debateve rreth situatës brenda partisë, duke deklaruar se LDK-ja nuk ka nevojë për këshilla apo analiza nga kundërshtarët politikë.

Në një reagim publik, Ferati tha se VV-ja, PDK-ja dhe, sipas tij, oportunistët zgjedhorë kanë të njëjtin interes politik ndaj LDK-së.

banner

“LDK-së nuk i duhen as ‘analizat’ e VV-së, as ‘këshillat’ e PDK-së, e as ‘kujdesi’ i oportunistëve zgjedhorë”, ka shkruar Ferati.

Sipas tij, të gjitha këto qëndrime synojnë ta shfrytëzojnë dhe ta dobësojnë LDK-në për interesa politike.

“Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike”, u shpreh ai.

Ferati shtoi se, sipas tij, dëmtimi i LDK-së është edhe në dëm të interesit shtetëror.

“E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.