
Suad Bushi, Gani Bushi dhe Islam Aliu i janë bashkuar publikisht kandidaturës së Mexhitit në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë së fundmi mbështetje nga disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Bëhet fjalë për Suad Bushin, Gani Bushin dhe Islam Aliun, të cilët i janë bashkuar fushatës së tij.
Në një deklaratë publike, Suad Bushi tha se mbështetja për Mexhitin lidhet me figurën e tij politike dhe angazhimin e tij në çështjet shoqërore.
“Izet Baba është emri që sot e thërrasim me dashuri e respekt, sepse për ne nuk është vetëm një udhëheqës politik, por edhe një njeri i afërt, i mençur dhe i përkushtuar për popullin”, tha Bushi.
Mbështetja e ish-ushtarëve të UÇK-së vjen në kuadër të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, ku Mexhiti garon për kryetar të komunës së Çairit.



