
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar zhvillime pozitive lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Shkup, Mexhiti publikoi një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, shkroi ai.



