Jehona Lushaku: Kosova ka nevojë për profesionistë dhe ide inovative, mos rrini anash

Ish-deputetja e LDK-së thirr qytetarët të angazhohen dhe të shmangin populizmin e keqpërdorimet e buxhetit.

Jehona Lushaku-Sadriu, ish-deputete e LDK-së, ka deklaruar se vendi ynë ka nevojë për njerëz dashamirës dhe profesionistë me ide inovative, zhvillimore dhe perspektivë euroatlantike.

Në një kohë që e konsideron alarmante për Kosovën, Lushaku-Sadriu apelon: “Mos rrini anash! Popullizmi dhe fjalët e thata sollën vetëm huti, shkelje të rendit kushtetues dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit.”

Ajo shtoi se ka ardhur koha që qytetarët të veprojnë bashkërisht dhe me seriozitet për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kosova synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në familjen euroatlantike, duke vendosur profesionalizmin dhe inovacionin në qendër të vendimmarrjes. 

Back to top button