Jehona Lushaku-Sadriu: Albin Kurti po e shkatërron partneritetin historik me SHBA-në

Deputetja e LDK-së paralajmëron se izolimi ndërkombëtar dhe dobësimi i pozitës së Kosovës janë pasoja të qasjes së kryeministrit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar atë se po e dëmton partneritetin historik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Sipas saj, pasojat e kësaj qasjeje tashmë janë të dukshme: ndëshkime nga aleatët, izolim ndërkombëtar dhe dobësim i pozitës së Kosovës në rajon.

“Dhe pasojat janë të qarta: ndëshkime nga aleatët, izolim ndërkombëtar, dobësim i pozitës së Kosovës në rajon. Kjo është fatura që po e paguajnë qytetarët tanë vetëm pse ‘Kryeministri’ i tyre nuk kupton se Kosova pa Amerikën nuk ka të ardhme”, shkroi Lushaku-Sadriu.

Deputetja kujtoi gjithashtu rolin jetik të SHBA-së në procesin e çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës. “Pa SHBA, nuk do të kishte pavarësi. Pa SHBA, nuk do të kishte njohje ndërkombëtare. Sot, ai partner që na qëndroi pranë në ditët më të vështira po dëgjon nga ‘Kryeministri’ i Kosovës për veprime të papërgjegjshme dhe fjalë fyese.”

Ajo paralajmëroi se çdo tentativë për të dëmtuar këtë miqësi strategjike është një rrezik i drejtpërdrejtë për vetë shtetin e Kosovës: “Kushdo që rrezikon këtë miqësi, rrezikon ekzistencën e vetë shtetit.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.