Kallxo del me sqarim: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne

Mediumi Kallxo ka lëshuar një komunikatë në lidhje me temën e Lule Gjelit, e cila kishte të publikuar një shkrim në platformën e Kallxo.

Në reagimin e tyre, Kallxo ka vlerësuar se identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur.

banner

Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
Përgjigje: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në KALLXO.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim. Ka pasur edhe raste tjera, megjithëse fort të rralla, kur KALLXO.com ka publikuar përmbajtje nën pseudonim. Edhe në këtë rast, ka qenë vendim i redaksisë, që artikullin e dërguar me email ta publikojmë në pjesën Opinione me datë 27.08.2020 me pseudonim, por me redaktim tonin. Por, nuk e dijmë kush qëndron prapa Facebook profilit “Lule Gjeli”. Po e përsërisim, ky opinion është publikuar para se të fillojnë postimet me lajme të rreme nga profili Lule Gjeli në Facebook dhe kurrfarë pagese apo shpërblimi nuk është i lidhur me këtë publikim.

Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?
Përgjigje: Pos publikimit të opinionit, kurrfarë bashkëpunimi tjetër nuk ka pasur as me autorin e opinionit, e as me facebook profilin Lule Gjeli. Vlerësimet dhe shenjëzimet e postimeve të profilit Lule Gjeli në Facebook si të rreme nuk do t’i quajmë si bashkëpunim, sepse disa herë kemi qenë të sulmuar mu për shkak të punës sonë në shenjëzimin e këtyre postimeve të rreme” – thuhet në reagimin e Kallxo.

Për më shumë, lexojeni reagimin e plotë të Kallxo duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.