
Arianit Koci, avokat i Mit’hat Lozhanit, ish-pjesëtarit të UÇK-së i arrestuar në Serbi, është lajmëruar përmes një postimi në Facebook.
Koci ka vlerësuar se ka informacione që është i rrezikuar.
“Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit.
Kam informata që jam edhe une i rrezikuar.
I ftoj patriotët që flasin e bëjnë hajgare në rrjete sociale – me ardhë këtu me mua. Le ta tregojnë vetën.
Nuk jam i vetmi që duhet me u kujdesë për qytetarin e Kosovës, apo jo?
Përndryshe, Mi’hati nuk është mirë.
Po më tregojnë që në burg e kanë dërgu në mesin e pjesëtarëve të grupit famëkeq të Arkanit!” – ka shkruar Koci.



